Ndërlidhjet

Dënohen për korrupsion ish-ministrat e kohës së Mubarakut


Një gjykatë e Egjiptit ka dënuar një kryeministër dhe dy ministra të kabinetit të epokës së Mubarakit.

Ish kryeministri Ahmed Nazif është dënuar me një vit burg, por atij nuk i është kërkuar që të qëndrojë në burg.

Ish ministri i brendshëm Habib el-Adli është dënuar me 5 vjet burg, nën akuzat për korrupsion.

Ish ministri i Financave Jusuf Butros-Gali është dënuar në mungesë me 10 vjet burg.

Që të tre janë gjetur fajtorë se kanë “përfituar në mënyrë ilegale” në prodhimin dhe shitjen e tabelave të veturave të paraqitura në vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG