Ndërlidhjet

Kroaci: Vdiq i dyshuari për krime të luftës


Ish zyrtari i lartë rajonal i Bashkësisë Demokratike Kroate, Gjuro Brodarac, ka v dekur sot nga sumundja e zemrës, tri javë pasi ishte arrestusar për shkak të dyshimeve për rolin e tij në vrasjen e civilëve serbë në fillim të luftës në Ballkan, në vitet e 90-ta.

Radioja kombëtare kroate raportoi se Brodarac, 67 vjeçar, vdiq në spital në Osijek, ku ai ishte pranuar dje.

Ish shef i policisë në Sisak në kohën e luftës, ai ishte arrestuar më 20 qershor, së bashku me ish ndihmësin e tij dhe një ish polic rezerv.

Ata ishin të dyshuar për krime të luftës kundër civilëve serbë në rajonin e Sisakut, në periudhën 1991-1992.

Broadarac ishte i dyshuar se është prëgjegjës për vrasjen e 31 civilëve, në mesin e së paku 69 vetëve, që ilegalisht ishin arrestuar dhe torturuar.

Ai i kishte hedhur poshtë akuzat.
XS
SM
MD
LG