Ndërlidhjet

Tetë nga 90 banka evropiane s'do të përballonin recesion


Rregullatori bankar i Evropës tha se tetë nga 90 bankat nuk kanë arritur të kalojnë testin, i cili planifikon se si do të mbijetonin ato po qe se ndodh një tjetër recesion.

Autoriteti Bankar Evropian tha se 16 banka të tjera e kanë kaluar të njëjtin test me vështirësi.

Emrat e bankave që kanë dështuar do të publikohen më vonë.

Këto banka duhet të kenë plane të vendosura deri në shtator për atë se si do t'i mbulojnë mungesat e kapitalit deri në fund të këtij viti.

Kontrolli i bankave evropiane ka për qëlim rikthimin e besimit të investitorëve.
XS
SM
MD
LG