Ndërlidhjet

Kina akuzon Obamën për takimin me Dalai Lamën


Pekini ka akuzuar presidentin amerikan, Barak Obama, për shkak të takimit me Dalai Lamën, duke thënë se ai ka ndërhyrë në punët e brendshme të Kinës.

“Ky akt seriozisht ndërhyn në punët e brendshme të Kinës, lëndon ndjenjat e popullit kinez dhe dëmton marrëdhëniet tona”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme kineze.

Qeveria e Kinës e sheh Dalai Lamën si një figurë që mbron pavarësinë e Tibetit. Dalai Lama thotë se ai nuk kërkon pavarësi, por autonomi më të madhe për rajonin brenda Kinës.

XS
SM
MD
LG