Ndërlidhjet

Lunaçek vlerëson përkushtimin e Kosovës në integrimin evropian


Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, ka pritur në një takim raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek.

Sipas komunikatës për media, zonja Çtaku ka vlerësuar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e Komisionit Evropian dhe se është e gatshme për të hyrë në marrëdhënie kontraktuale dhe për të filluar dialogun për liberalizimin e vizave.

“Gjatë periudhës së fundit Kosova ka ecur përpara me agjendën evropiane, duke aprovuar në parlament një numër të ligjeve që kontribuojnë në avancimin e procesit të integrimit", ka thënë pos tjerash Çitaku.

Nga ana e saj, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, zonja Lunaçek, tha se është e kënaqur me përkushtimin dhe punën e mirë që ka bërë Kosova drejt integrimit evropian.

Në komunikatën e lëshuar nga Ministria për Integrime Evropiane thuhet se sipas zonjës Lunaçek, punët që janë bërë dhe punët që kanë mbetur për t'u bërë do të evidentohen në Raportin e Progresit të radhës për Kosovën.
XS
SM
MD
LG