Ndërlidhjet

Serbia, Kroacia, Bosnja zotohen për pajtim


Presidenti kroat, Ivo Josipoviq, ka pritur homologun e tij serb, Boris Tadiq, dhe anëtarët e presidencës trepalëshe të Bosnjës, Zhelko Komshiq, Nebojsha Radmanoviq dhe Bakir Izetbegoviq, në një takim jozyrtar në ishujt Brijuni të Adriatikut.

Krerët e shteteve u zotuan se do të vazhdojnë “me politikën e pajtimit dhe zgjidhjen e çështjeve të shumta, që kanë mbetur hapur”.

Në deklaratën e tyre të përbashkët, ata theksuan nevojën për të adresuar çështjet kufitare dhe për të sqaruar fatin e rreth 15,000 personave ende të pagjetur nga luftërat e viteve 1990 në ish-Jugosllavi.
XS
SM
MD
LG