Ndërlidhjet

Stefanoviq: Marrëveshja për kadastrën dhe diplomat - afër


Kreu i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, tha se në raundin e ardhshëm të dialogut mund të priten marrëveshje për kadastrën dhe diplomat. Ai tha se nuk do të flitet për borxhet e energjisë elektrike, siç pohon, sipas tij, Prishtina zyrtare.

"Çështja e kadastrës dhe diplomave universitare është para përfundimit. Çështjet e telekomit dhe të vulave doganore mbesin të vështira", transmetojnë mediat serbe deklaratën e Stefanoviqit.

I pyetur për deklaratën e ambasadorit në largim të Gjermanisë në Kosovë, Diter Shtajnbah, se Serbia duhet ta pranojë Kosovën para anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Stefanoviq tha se "ai është një mendim individual i ambasadorit në largim".

Kryenegociatori serb tha se Serbia dëshiron "t'i rregullojë marrëdhëniet me shqiptarët e Kosovës", por ripërsëriti se Beogradi nuk do ta pranojë kurrë pavarësinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG