Ndërlidhjet

NYT: Lufta e Sirisë


Nga protestat në Siri
Nga protestat në Siri
"New York Times"

Ne jemi në frikë dhe admirim nga guximi i popullit sirian dhe të tmerruar nga brutaliteti i presidentit Bashar Al Asad dhe xhelatëve të tij.

Zoti Asad e ka humbur të gjithë legjitimitetin. Tani shtrohet pyetja se çka mund të bëjë komuniteti ndërkombëtar për të mbështetur opozitën dhe kërkesat e tyre për liri?

Populli sirian nuk dorëzohet. Protestat e fundjavës së kaluar ishin më të mëdhatë në katër muajt që kur ato po organizohen.

Regjimi po ashtu nuk po dorëzohet: 32 njerëz kanë vdekur nga duart e forcave të sigurisë, duke rritur numrin e përgjithshëm të vdekjeve që nga muaji mars deri në 1600.

Një ndërhyrje e huaj ushtarake nuk vjen në pyetje. Është një rast më kompleks sesa Libia, dhe nuk ka mbështetje ndërkombëtare për këtë. Por, Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe të tjerët, mund të bëjnë më shumë presion.

Opozita ka nisur që të organizohet. Rreth 350 sirianë janë takuar në Stamboll për të formuar një këshill dhe një plan pas shkuarjes së Asadit.

Ambasadorët amerikanë dhe francezë kanë bërë gjënë e duhur në javën e kaluar duke sfiduar qeverinë dhe duke vizituar Hamën, për të ofruar mbështetje morale për protestuesit.

Pasi që besnikët e qeverisë sulmuan ambasadat amerikane dhe franceze, sekretarja amerikane e shtetit Hillary Klinton tha se zoti Asad e ka “humbur legjitimitetin”.
Ky mesazh shumë shpejt u dobësua. Në Turqi, gjatë fundjavës, zonja Klinton shprehu shpresën se opozita siriane “ mund të ofrojë një rrugë, me shpresë të bashkëpunimit me qeverinë, për një të ardhme më të mirë”.

Ministrat evropianë i kanë dërguar zotit Asad një mbështetje të nënkuptuar të hënën, duke kërkuar nga ai që të zbatojë reformat e premtuara.

Uashingtoni dhe Evropa kanë biseduar me javë të tëra rreth zgjerimit të sanksioneve që përfshijnë ndalesa të udhëtimit dhe ngrirje të aseteve për anëtarë të caktuar të regjimit.

Ata duhet të veprojnë. Gjermania, Italia, Franca dhe Holanda- konsumuesit kryesore të naftës siriane- duhet të ndalojnë së bleri atë.

Eksportet janë mjaft të vogla, saqë një pezullim do të kishte efekt të vogël në çmimin botëror, por ndikim të madh në Damask.

Turqia, dikur njëri nga aleatët më të ngushtë të Sirisë, tani është një kritike e zëshme. Ajo duhet të vendosë sanksione të saj. Liga Arabe është një turp.

Lideri ri i saj, javën e kaluar e vizitoi Asadin në Damask dhe më vonë u ankua për “ndërhyrje të huaj” në çështjet e brendshme të Sirisë.

Rusia e ka bllokuar Këshillin e Sigurimit të OKB-së që të dënojë represionin dhe të vendosë sanksione.

Një cinizëm i tillë nuk duhet të befasojë. Por, derisa Uashingtoni dhe Evropa dërgojnë mesazhe të përziera, Moska dhe Liga Arabe s’do të ndjejnë presionin për të ndryshuar- e zoti Asad do të besojë se mund t’ia dalë. (a.i.)
XS
SM
MD
LG