Ndërlidhjet

Uzbekistan, 13 viktima nga tërmeti


Autoritetet uzbeke thonë se të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe mbi 90 të tjerë janë plagosur nga tërmeti me magnitudë 6.2, që ka goditur rajonin kufitar të Uzbekistanit me Kirgizinë.

Shërbimet emergjente të Uzbekistanit thonë se viktimat kanë pësuar nga shkatërrimi i ndërtesave të vjetra në Luginën Fergana.

Kirgizia, deri më tash, nuk ka raportuar për viktima. Zyrtarët lokalë thonë se 11 fshatra të rajonit Batken kanë mbetur pa energji elektrike.
XS
SM
MD
LG