Ndërlidhjet

Edhe një i dyshuar për sulmin në Norvegji?


Agjencia kombëtare lajmeve në Norvegji, ka njoftuar se policia është duke hetuar nëse në sulmin me të shtëna në ishullin norvegjez, ku vdiqën 84 persona, ka qenë i përfshirë edhe një person i dytë.

Policia ka arrestuar një të dyshuar për masakrën dhe sulmin e mëhershëm me bombë në Osllo.

NTB raportoi sot se dëshmitarët i kanë thënë policisë se dy persona kanë qenë të përfshirë në të shtënat në Utoja.

Policia, sipas agjencisë është duke keryer hetime dhe në këtë drejtim.

Agjencia e lajmeve tha se personi i dytë nuk ishte i maskuar në uniformë të policisë.

Kurse, personi i cili u arrestua kishte veshur uniformë të policisë.

Deri tash numri i të vrarëve në të dy sulmet ka arritur në 91.
XS
SM
MD
LG