Ndërlidhjet

Pantiq: Njësitë speciale po tërhiqen nga Bërnjaku


Lideri i serbëve të veriut të Kosovës, Kërstimir Pantiq, ka thënë se kanë marrë informatën se forcat speciale të Policisë së Kosovës po tërhiqen nga veriu i Kosovës.

“Para 5 minutave kem i marrë informatën se ka filluar evakuimi i forcave të policisë speciale nga Bërnjaku. Qytetarët i kanë hapur rrugën që të kalojë kolona prej rreth 15 automjeteve, në të cilat ishin pjestarët e forcave policore speciale, në mesin e të cilëve edhe dy policë të plagosur”, ka thënë Pantiq.

Ai ka deklaruar se për serbët lokalë në veri të Kosovës “është e papranueshmeqë doganierët shqiptarë dhe policia kufitare të jenë të pranishëm në vendkalimin administrativ”.
XS
SM
MD
LG