Ndërlidhjet

Sherbime të përbashkëta doganore


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Marrëveshja me vlerë prej 600 mijë eurove do të dedikohet për ndërtimin e ndërtesës së përbashkët të shërbimeve doganore në pikën kufitare Bellanoq - Stançiq, që do të hapet gjatë vitit të ardhshëm.

Këshilltari i lartë kosovar, Edon Cana, pas nënshkrimit të marrëveshjes në fjalë, tha se ndërtimi i objektit do të jetë një shembull se si investimet në pika të përbashkëta doganore do të ndikojnë në rritjen e bashkëpunimit ekonomik.

"Jam i bindur se rajonet në Kosovë si dhe ato rreth kufirit me Maqedoninë kanë komplementare dhe mundësi të pashfrytëzuara", deklaroi Cana.

Ai shtoi se institucionet e Kosovës janë të hapura të mësojnë nga Maqedonia në planin e procesit të integrimeve evropiane.

I pyetur lidhur me reciprocitetin ndaj mallrave serbe, këshilltari Cana theksoi se
Maqedonia ka tani shansin që të promovojë prodhimet e saj cilësore, që deri tani nuk kanë qenë të plasuara në tregun kosovar.

Potencialisht përfitues më i madh i masave të reciprocitetit ë rajon mund të jetë Maqedonia, duke marrë parasysh se një pjesë shumë e madhe e tregut mbulohet nga mallrat e Maqedonisë”, sqaroi ai.

Cana, duke komentuar reagimin e Beogradit pas zhvillimeve të fundit u shpreh:

Mendojmë se është obligim kushtetues i policisë së Kosovës që ta zbatojë ligjin në tërë territorin e Kosovës”.

Nga ana tjetër, sekretari shtetëror i Sekretariatit për Euro-integrime, Jovan Andonovski, tha se projekti në fjalë pritet të realizohet gjatë vitit 2012, dhe do të kontribuojë për rritjen e mundësive për bashkëpunimin tregtar ndërmjet dy vendeve.

"Qeveritë e të dyjave vendeve vlerësuan se bëhet fjalë për një projekt strategjik që ka rëndësi të madhe për lidhjen ekonomike të të dyja vendeve", theksoi Andonovski dhe shtoi se "me hapjen e këtij vendkalimi në mënyrë plotësuese do të rritet mundësia për transport dhe lidhje midis dy vendeve dhe kjo sigurisht do të bëjë edhe rritjen e bashkëpunimit tregtar".

Për ndërtimin e ndërtesës kufitare të përbashkët do të hapen tre tenderë.

Programi për bashkëpunim ndërkufitar midis dy vendeve, është miratuar nga Komisioni Evropian në dhjetor të vitit të kaluar, një projekt me një vlerë të përgjithshme prej 2.84 milion euro.
XS
SM
MD
LG