Ndërlidhjet

Sanino: Ka ende punë për t'u bërë


Stefan Sanino në Maqedoni
Stefan Sanino në Maqedoni
Maqedonia duhet të vazhdojë të punojë në reformimin e administratës, sistemin e jurisprudencës, luftimin e krimit të organizuar, korrupsionin si dhe lirinë e shprehjes”.

Kështu i ka porositur autoritet e Maqedonisë Stefano Sanino, drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerim pranë Komisionit Evropian.

Duke komentuar mundësinë e caktimit të datës për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian gjer në fund të vitit, Sanino theksoi se nëse zgjidhet çështja e emrit, do të përmirësohen gjasat e Maqedonisë për integrim në BE dhe NATO.

"Nëse çështja e emrit zgjidhet është e mundur të fillohen negociatat, por tani është herët të konfirmohet kjo duke pasur parasysh se ende e vlerësojmë përparimin nga ana e Maqedonisë në 12 muajt e kaluar", është shprehur Sanino.

Ai më pas ka nënvizuar se Bashkimi Evropian ka konstatuar përparim në shumë sfera në Maqedoni në lidhje me harmonizimin e legjislatives së vendit me atë evropiane.

Ky është sinjal inkurajues, i cili tregon se vendi lëvizë në drejtim të euro-integrimeve, duke vlerësuar se megjithatë, në disa sfera është e nevojshme të vazhdohet me punë, si te mbrojtja e grupeve të prekura, reformat në administratë, gjyqësi, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe lirinë e shprehjes për mediat”.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë kaluan mirë. Ka bashkëpunim ndërmjet faktorëve politikë dhe bojkoti i Parlamentit është pas nesh, ndërsa viti 2011 është vit i rëndësishëm për Maqedoninë, por edhe për integrimin e vendeve nga rajoni, siç janë Kroacia, Mali i Zi dhe Serbia”, ka theksuar Sanino duke kërkuar edhe një herë nga autoritetet e vendit që të mbyllin të angazhohen në përmbushjen e kritereve të përcaktuara.

Ndryshe, vizita treditëshe e Saninos është në kontekst të njohjes me përbërjen e re të Parlamentit, pas zgjedhjeve të parakohshme në qershor të këtij viti, dhe është në funksion të përgatitjeve përfundimtare për raportin e përparimit të Maqedonisë, të cilin Komisioni Evropian duhet ta publikojë në vjeshtë.
XS
SM
MD
LG