Ndërlidhjet

Libi, grupi militant vrau kreun e forcave kryengritëse


Këshilli Tranzitor në Libi tha se komandanti i forcave të armatosura kryengritëse, Abdel Fatah Jonus, është vrarë nga një grup militant.

I njëjti burim nuk shpjegoi motivet që mund të kenë çuar në vrasjen, për të cilën tha se po hetohet.

Zëdhënësi i Qeverisë së Libisë, Musa Ibrahim, tha se Jonus është vrarë nga Al Kaida dhe se vrasja e tij dobëson udhëheqjen rebele.

Jonus ishte ish-ministër i Brendshëm i Libisë, i cili dezertoi në anën e kryengritësve në muajin shkurt. Ai është vrarë të enjten së bashku me dy ndihmës të tij.
XS
SM
MD
LG