Ndërlidhjet

Kuper takon zyrtarët serbë në Rashkë


Në Rashkë ka nisur pas orës 16 një takim në mes të përfaqësuesve të Qeverisë së Serbisë, Borisllav Stefanoviq dhe Goran Bogdanoviq më ndërmjetësin e Bashkimit Evropian në dialogun Prishtinë-Beograd, Robert Kuper, njoftojnë mediat serbe.

Takimi thuhet se po mbahet në ndërtesën e kuvendit komunal të Rashkës.

Pritet që në takim të diskutohet gjendja e krijuar në veriun e Kosovës pas ndërhyrjes së autoriteteve kosovare për të shtrirë kontrollin edhe në pikat kufitare në veri.
XS
SM
MD
LG