Ndërlidhjet

Ushtarë izraelitë vranë dy palestinezë


Zyrtarë shëndetësorë dhe të sigurisë thanë se dy palestinezë janë qëlluar për vdekje nga ushtarët izraelitë në kampin e refugjatëve Kalandia në Bregun Perëndimor.

Zyrtarët e Lëvizjes Fatah thanë se trupat izraelite kanë hyrë në kamp gjatë natës, para se të shëprthenin përleshjet, kur dy të rinj hodhën gurë mbi ushtarët.

Ushtarët pastaj kanë hapur zjarr duke i vrarë që të dy.

Një zëdhënëse e ushtrisë izraelite konfirmoi përleshjet ne Kalandia.

Ajo tha se pesë ushtarë janë lënduar në konfrontim, por nuk konfirmoi varsjen e dy palestinezëve.
XS
SM
MD
LG