Ndërlidhjet

DASH e quan masakër dhunën në Siri


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka zhvilluar një takim me dyer të mbyllura për të diskutuar zhvillimet e fundit në Siri – diskutime këto që do të vazhdojnë edhe sot.

Seanca urgjente erdhi pas raportimeve për vdekjen e afro 150 protestuesve sirianë në demonstratën e së dielës kundër presidentit Bashar al-Asad.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mark Toner, e ka quajtur “masakër” dhunën e ushtruar nga regjimi i Sirisë.

“Përpjekjet e regjimit të Sirisë për të qëlluar civilët në muajin e Ramazanit janë të neveritshme”, tha Toner.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, tha se presidenti Bashar al-Asad e ka humbur legjitimitetin. Ajo shprehu bindjen se Siria do të jetë një vend më i mirë pas tranzicionit demokratik.
XS
SM
MD
LG