Ndërlidhjet

Hosni Mubarak sot para gjyqit


Një gjykatë në Kajro pritet të filloj procedurat gjyqësore ndaj ish-presidentin egjiptian Hosni Mubarak, i cili akuzohet për korrupsion dhe urdhëra për vrasjen e protestuesve gjatë kryengritjeve në muajit shkurt që i dhanë fund sundimit të tij 30-vjeçare.

Raportet thonë se 83-vjeçari, Mubarak pritej të udhëtoj nga qyteti turistik i Detit të Kuq, Sharm el-Sheikh, ku ai ka marrë trajtim mjekësor për shkak të problemeve shëndetit.

Mubaraku, ish-ministri i brendshëm, dhe gjashtë ish-oficerë të lartë të policisë janë të akuzuar për vrasje dhe tentim vrasje në lidhje me vdekjen e 850 protestuesve gjatë kryengritjeve.

Seanca pritet të transmetohet drejtpërdrejt në televizionin shtetëror.

Nëse ata shpallen fajtor, mund të përballen me dënimin me vdekje.
XS
SM
MD
LG