Ndërlidhjet

Nis gjykimi i Mubarakut


Gjyqi ndaj ish-presidentit egjiptian Hosni Mubarak, ka nisur. Ai akuzohet për korrupsion dhe urdhra për vrasjen e protestuesve gjatë kryengritjes së shkurt që i dhanë fund sundimit të tij afro 30-vjeçar.

83-vjeçari Mubarak në sallën e gjyqit u soll në një barelë, pasi kishte qenë në një spital në Kajro për trajtime mjekësor që nga muaji prill.

Seanca gjyqësore do të mbahet nën masa të mëdha të sigurisë.

Mubarak do të gjykohet së bashku me dy djemtë e tij, ish-ministrin e brendshëm dhe gjashtë ish-zyrtar të lartë të policisë.

Ndryshe, para fillimit të seancës gjyqësore, kanë protestuar mbështetësit dhe kundërshtarët e Mubarak.

Procedurat gjyqësore është duke u transmetua drejtpërsëdrejti në televizionin shtetëror.

Mubarak mund të përballet me dënimin me vdekje, nëse shpallet fajtor për vrasjen e 850 protestuesve gjatë kryengritjes që e detyruan atë të japë dorëheqjen.
XS
SM
MD
LG