Ndërlidhjet

MPB: Furnizimi me artikuj ushqimor në veri me leje


Ministria e Punëve të Brendshme, në një komunikatë për media ka bërë të ditur se furnizimi me artikuj ushqimorë në pjesën veriore të Republikës së Kosovës nga kompania “Elkos” dhe kompani të tjera, është duke u bërë me leje e ministrisë dhe në koordinim me KFOR-in dhe Policinë e Kosovës.

Në komunikatë thuhet po ashtu se "furnizimi është duke u bërë me qëllim të evitimit të mungesës së artikujve të domosdoshëm, pas aplikimit të masave të reciprocitetit nga ana e institucioneve të Kosovës".
XS
SM
MD
LG