Ndërlidhjet

Somali, 29 mijë fëmijë të vdekur


Thatësirat dhe uria në Somali kanë vrarë mbi 29,000 fëmijë nën moshën 5-vjeçare.

Zyrtarja e Departamentit për Ndihmë e Qeverisë amerikane, Nensi Linborg, tha se vdekjet kanë ndodhur në 90 ditët e fundit.

Shifrat e para të sakta që publikohen në lidhje me krizën në Afrikë, bazohen në anketat e vdekshmërisë, të cilat janë verifikuar nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Më herët, Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se dhjetëra-mijëra njerëz kanë humbur jetën nga thatësirat më të rënda që kanë goditur Somalinë në 60 vjet.

Dërgimi i ndihmave në këtë vend është i vështirë, për shkak se militantët e Al Kaidës kontrollojnë shumë zona.
XS
SM
MD
LG