Ndërlidhjet

Kryengritësit zënë postet në ambasadën libiane në Londër


Zyra e Jashtme Britanike ka bërë të ditur se përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit në Libi kanë zënë postet në ambasadën libiane në Londër.

Sekretari i Jashtëm, Uilliam Hejg, tha se Këshilli i Tranzicionit është "i vetmi autoritet qeveritar, legjitim në Libi".

"...për këtë arsye është e drejtë që përfaqësuesit e tij të jenë pjesë e personelit në ambasadën libiane", tha Hejg.

Në anën tjetër, bëhet e ditur se Kanadaja u ka dhënë diplomatëve të regjimit të Gadafit pesë ditë kohë për t'u larguar nga vendi.
XS
SM
MD
LG