Ndërlidhjet

Britania në kërkim të përgjigjes


Mbishkrimi "Jeta vazhdon" në njërin nga dyqanet e sulmuara në Mançester
Mbishkrimi "Jeta vazhdon" në njërin nga dyqanet e sulmuara në Mançester
Katër netët e trazirave në Britani e kanë lënë të tronditur dhe pa përgjigje Mbretërinë e Bashkuar. Kryeministri Dejvid Kameron ia ka atribuuar dhunën kriminalitetit. Por, të tjerët shohin si arsye problemet sociale që lidhen me pabarazinë ekonomike dhe tensionet racore.

Makina të djegura, ndërtesa të shkatërruara, dyqane të thyera… Katër netët e dhunës më të rëndë që ka goditur Britaninë në vite, kanë lënë vendin të tronditur dhe të pikëlluar.

Xhamat e thyer mund të pastrohen, por nëse karakterizimi i kryeministrit Dejvid Kameron që flet për një “Britani të thyer”, është i vërtetë, atëherë detyra më e vështirë është të gjendet përgjigjja përse turmat anarkike shpërthyen në rrugët e Londrës, Mançesterit, Birminghamit dhe të qyteteve të tjera, duke shkaktuar kërdi.

Katër persona janë vrarë dhe afro 900 të tjerë janë arrestuar. Dëmet materiale vlerësohen në dhjetëra miliona.

Kameron tha se shkaku kryesor ishte “mungesa e plotë e përgjegjësisë” te disa pjesë të shoqërisë. Ai ka përmendur një video të njeriut të plagosur, i cili sulmohej nga masa, e cila në fillim dukej se po i ndihmonte.

Ka pjesë të shoqërisë sonë, të cilat jo vetëm janë thyer, por janë sinqerisht të sëmura. Kur shohim fëmijën 12-13 vjeç duke plaçkitur dhe qeshur, kur shohim një person të plagosur të rrethuar me njerëz që pretendojnë ta ndihmojnë, por në fakt e plaçkitin – është e qartë që ka gjëra të këqija në mesin e shoqërisë sonë”, thotë Kameron.

Ai nuk është i vetëm në analizën e tij. Analistët që pajtohen me të, thonë se plaçkitjet nuk janë rezultat i papunësisë, varfërisë apo shkurtimit të shpenzimeve. Disa nga plaçkitësit janë shumë të rinj për të qenë të punësuar, thonë ata, përderisa të tjerët kanë punë.

Por, ka dhe komentues që si arsye theksojnë mungesën e mundësive të punësimit për të rinjtë britanikë, tensionet sociale, si dhe zemërimin publik për shkurtimet e shpenzimeve.

Kolin Frankom, profesor i sociologjisë në Universitetin “Middlesex” të Britanisë, thotë se përgjegjësia e parë e qeverisë është të rivendosë rendin. Sipas tij, nëse protestuesit shihen si kriminelë të thjeshtë, atëherë anashkalohen faktorët kryesorë që u kontribuojnë trazirave.

Është e qartë se ata do t’i ndëshkojnë ata që i zënë, por kjo nuk do ta zgjidhë problemin. Problemi është shumë më i thellë.
Nëse ata flasin vetëm për ndëshkimin si mjet për t’ia dalë kësaj, një gjë e tillë nuk do të funksionojë. Ata do të kapin disa njerëz, por ka edhe shumë, shumë të tjerë, të cilët janë të pakënaqur, porse nuk rebelohen. Është e qartë se ata do t’i ndëshkojnë ata që i zënë, por kjo nuk do ta zgjidhë problemin. Problemi është shumë më i thellë”, thotë Frankom.

Gjashtë muaj më parë, e përditshmja “Guardian” vuri në dukje se papunësia e të rinjve në Britani ka arritur nivele rekord. E njëjta shkroi për “frikën se të rinjtë britanikë mund të bëhen një brez i humbur, që nuk mund të gjejë punë”.

Shifrat e qeverisë flasin për rreth 1 milion të papunë nën moshën 25-vjeçare.

Për gjenerimin e zemërimit dhe të pakënaqësisë në mesin e të rinjve, mbështetësit e mirëqenies sociale fajësojnë qeverinë për rritjen e taksave në shkollim dhe shkurtimet në programet sociale.

Hazel Saunder është koordinatore operacionale në qendrën “Fytyrat në Fokus”, me seli n me seli në Londër, e cila ofron këshillime, trajnime dhe shërbime të tjera për rininë e trazuar. Grupi i saj punon me adoleshentët dhe të rinjtë që kanë nevojë për ndihmë, për të gjetur rrugën e tyre.

Shkurtimet e shpenzimeve vënë në rrezik punën, thotë ajo.

Ka pasur shumë shkurtime dhe shumë shërbime për të rinjtë janë prerë. Një gjë e tillë sigurisht do të ketë pasoja”, shprehet Saunder.


Në disa raste, protestuesit vetë kanë shprehur pakënaqësi ekonomike. Njëra nga ta thotë se donte të dërgonte mesazh për të pasurit e vendit.

Njerëzit e pasur, njerëzit që kanë biznese – ata janë arsyeja përse ka ndodhur e gjithë kjo, pra për shkak të njerëzve të pasur. Ne po u tregojmë njerëzve të pasur se mund ta bëjmë atë që duam”, thotë kjo protestuese.

Ajo për të cilën pajtohen shumica është se dhuna fillestare ishte racore, ndërsa trazirat e mëvonshme jo.

Ato nisën më 6 gusht në Totenhem, kundër vrasjes së zezakut 29-vjeçar, Mark Dagën, nga të shtënat e policisë.

Sociologu Poll Begullej, nga Universiteti “Leeds", thotë se larmia e protestuesve dëshmon se raca nuk është forcë shtytëse e dhunës.

Dhuna fillestare në Totenhem kryesisht ka përfshirë komunitetin e njerëzve me ngjyrë, por më pas është përhapur në grupet e tjera etnike. Në disa pjesë të vendit, shumica njerëz të bardhë kanë qenë të përfshirë në plaçkitje”, thotë Begullej.(v.t.)
XS
SM
MD
LG