Ndërlidhjet

Aksident hekurudhor në Poloni, katër viktima


Një aksident hekurudhor ka ndodhur në Poloninë qendrore.

Treni i pasagjerëve, i nisur nga Varshava për në Katovicë, ka dalë nga shinat dhe është përmbysur, duke marrë jetën e katër pasagjerëve dhe duke plagosur më shumë se 20 të tjerë.

Ende nuk dihen saktë shkaqet e aksidentit në fjalë. Sipas punonjësve të shpëtimit dhe zjarrfikësve në vendngjarje, bilanci i viktimave mund të rritet.

Brenda trenit besohet të kenë qenë rreth 300 persona.
XS
SM
MD
LG