Ndërlidhjet

Përdorimi i dritave laserike - alarmues


Është rritur numri i rasteve të përdorimit të dritave laserike në Evropë, të cilat në disa raste drejtohen kah avionët në fluturim dhe rrezikojnë verbërimin e përkohshëm të pilotëve.

Këto drita në treg shiten me qëllimin që të shenjohen yjet gjatë natës, por disa njerëz po i keqpërdorin, me gjithë faktin se mund ta detyrojnë të humbasë përkohësisht shikimin.

Zyrtarët thonë se vetëm në Britani janë regjistruar gjithsejt 1,494 raste të këtilla gjatë vitit të kaluar, në krahasim me tre raste gjithsej në vitin 2004 dhe 29 raste në vitin 2007.

Në Parlamentin Evropian kanë kërkuar zbatimin e gjobave në gjithë zonën e Bashkimit Evropian për veprimet e këtilla.

XS
SM
MD
LG