Ndërlidhjet

Gorbaçov kritikon Qeverinë ruse


Udhëheqësi i fundit i Bashkimit Sovjetik, Mihail Gorbaçov, ka kritikaur Qeverinë ruse se po kthen vendin mbrapa, duke thënë se Rusia ka nevojë për zgjedhje të lira dhe "lidershp të freskët".

Gorbaçov foli në një konferencë për gazetarë, pak ditë para përvjetorit të grusht-shtetit të vitit 1991, që përshpejtoi rënien e Bashkimit Sovjetik.

Ai ka kritikuar partinë e kryeministrit Vladimir Putin, Rusia e Bashkuar, duke e përshkruar si një kopje të keqe të Partisë Komuniste Sovjetike.

Gorbaçov, megjithatë, ka shmangur kritikat personale ndaj Putinit, duke thënë se "ai meriton pikë" për stabilizimin e vendit pas rënies ekonomike dhe kaosit të dekadës së parë post-sovjetike.
XS
SM
MD
LG