Ndërlidhjet

Kryengritësit kontrollojnë pjesën më të madhe të Tripolit


Pas një lufte prej gjashtë muajsh, kryengritësit libianë kanë raportuar se kanë marrë nën kontroll pjesën më të madhe të Tripolit.

Rebelët depërtuan në Sheshin e Gjelbër pas përballjes me një kundërshtim të dobët nga forcat qeveritare.

Lideri libian, Muamer Gadafi, është zotuar se do të qëndrojë deri në fund, ndërsa u ka bërë thirrje fiseve të vijnë në Tripoli, për të “shpëtuar qytetin”.

NATO-ja tha se sundimi i Gadafit po shkatërrohet, ndërsa u shpreh e gatshme për të punuar me popullin e Libisë.

Zëdhënësi i Gadafit, Musa Ibrahim, akuzoi Aleancën për shtimin e sulmeve, “me synim për të nihmuar rebelët”.

“NATO-ja ka intensifikuar sulmet në dhe përreth Tripolit, duke u dhënë mbështetje të menjëhershme dhe të drejtpërdrejtë forcave rebele për të avancuar në kryeqytetin paqësor të këtij kombi të madh. Numri i të vdekurve është përtej imagjinatës”, tha Ibrahim.

Gjatë natës, shumë njerëz kanë mbushur rrugët e Tripolit për të festuar.

Festimet shpërthyen kudo në Libi, përfshirë Bengazin që mblodhi dhjetëra mijëra njerëz.

Kryengritësit u kanë thënë mediave perëndimore se kanë kapur djalin e Gadafit, Saif al-Islam.

Gjykata Ndërkombëtare për Krime tha se ka marrë konfirmimin për arrestimin e tij.

Së bashku me babain e tij, Seif al-Islam akuzohet nga drejtësia ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit.

Al Xhazira raporton se djalin tjetër të Gadafit, Muhamedin, rebelët e mbajnë nën arrest shtëpiak.
XS
SM
MD
LG