Ndërlidhjet

SHBA bën thirrje për lirimin e dy shtetasve të saj


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, tha se është “thellë e zhgënjyer” me dënimin e dy shtetasve amerikanë në Iran.

Kryeprokurori iranian konfirmoi të dielën dënimin me tëtë vjet burg të Shejn Bauerit dhe Xhosh Fatalit, për shkak të, siç thuhet, “kalimit të paligjshëm të kufirit dhe spiunimit”.

“Ne vazhdojmë të bëjmë thirrje dhe të punojmë për lrimin e tyre. Është koha që ata të kthehen në shtëpi dhe të bashkohen me familjet e tyre”, ka thënë Klinton.

Bauer, Fatal dhe bashkëqytetarja e tyre, Sarah Shourd, janë ndaluar nga rojet e kufirit iranian në fund të korrikut, 2009.
XS
SM
MD
LG