Ndërlidhjet

Irani lëviz centrifugat e uraniumit


Zëvendëspresidenti i Iranit, Fereidon Abasi Davani, tha se Teherani ka filluar të lëvizë makinat që pasurojnë uraniumin nga qyteti qendror i Natanzit, në një bunker nëntokësor pranë qytetit Kom.

Davani, njëherësh kryetar i Organizatës iraniane për Energji Bërthamore, tha se ekspertët janë duke përgatitur objektin Fordov për vendosjen e centrifugave.

Ky hap vjen pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të komunitetit ndërkombëtar drejtuar Teheranit, për të ndaluar pasurimin e uraniumit.

Vendet perëndimore kanë frikë se procesi ka për qëllim bërjen e bombave atomike, pretendime që hidhen poshtë nga Teherani.
XS
SM
MD
LG