Ndërlidhjet

Emi Uajnahus nuk ka pasur droga të paligjshme në gjak


Emi Uajnhaus nuk ka pasur droga të paligjshme në gjak në momentin kur ka ndërruar jetë. Këtë e ka konfirmuar vetë familja e saj, duke u thirrur në "rezultatet e toksikologjisë".

"Në organizmin e saj ka pasur alkool, por ende nuk është përcaktuar nëse alkooli i ka kontribuar vdekjes së Emit", thuhet në deklaratën e familjes.

Këngëtarja 27-vjeçare, e cila kishte luftuar me varësinë ndaj drogës dhe alkoolit për vite me radhë, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Londër, më 23 korrik.
XS
SM
MD
LG