Ndërlidhjet

Kompanitë franceze bëjnë thirrje që shteti t’ua shtojë taksat


Drejtuesit më të lartë të disa kompanive më të suksesshme në Francës, duke përfshirë L'Oreal, Total dhe Danone, kanë publikuar sot një letër në një revistë franceze dhe në internet, duke i bërë thirrje qeverisë t’ua shtojnë taksat atyre, në mënyrë që të lehtësojnë problemet financiare të vendit.

16 drejtuesit, duke përfshirë edhe krerët e fabrikave të veturave Pegeout-Citroen dhe Air France-KLM, thonë se “në një kohë kur deficitet publike dhe perspektiva e përkeqësimit të borxhit të qeverisë po kërcënojnë të ardhmen e Francës dhe Evropës, është e nevojshme të kontribuohet”.

Kjo thirrje erdhi, kur Qeveria e Francës pritet të paraqesë një listë të re, për shkurtim të deficitit.
XS
SM
MD
LG