Ndërlidhjet

Muaji gusht, rritje e të hyrave për 67.7 mln euro


Dogana e Kosovës ka arritur shifrën rekorde në mbledhjen e të hyrave në fund të muajit gusht, duke kapur vlerën prej 500 milionë eurosh.

"Krahasuar me vitin e kaluar, kjo paraqet një rritje të të hyrave, sepse në periudhën e njëjtë të vitit 2010, Dogana kishte mbledhur 432,5 milionë euro. Pra, ka rritje prej 67.7 milionë eurosh", thuhet në kumtesën për media të Doganës së Kosovës.

Sipas së njëjtës, arsyet e kësaj rritjeje janë të ndryshme, "duke filluar nga ngritja e kontrollit të qarkullimit të mallrave, luftimi i kontrabandës, aplikimi i metodave moderne të selektivitetit dhe analizës së riskut, bashkëpunimi ndërkombëtar etj.".
XS
SM
MD
LG