Ndërlidhjet

Al Kaida qëndron pas sulmit në Nigeri


Grupi ekstremist Boko Haram, i cili ka lidhje me Al Kaidën, ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin pranë kompleksit të OKB-së në Abuja të Nigerisë.

Numri i viktimave që kanë pësuar nga sulmi ka shkuar në 18, ndërsa disa të tjerë figurojnë ende të zhdukur.

Dëshmitarët thanë se kamioni i mbushur me eksploziv ka shpërthyer në hyrje të kompleksit.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, e ka dënuar ngjarjen, duke e quajtur "një sulm mbi ata që rrezikojnë jetën e tyre për të ndihmuar të tjerët".

Presidenti nigerian, Gudllak Xhonatan, tha se ka ndodhur "një sulm i neveritshëm".
XS
SM
MD
LG