Ndërlidhjet

Vriten tre ushtarë në Turqinë juglindore


Tre ushtarë turq janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur, pas shpërthimit të bombës pranë konvojit të tyre ushtarak, i cili po udhëtonte në krahinën juglindore Hakarit.

Burimet turke të sigurisë thanë se sulmi u krye me telekomandë.

Shpërthimi ndodhi në vendin Semdinli, në afërsi të kufirit të Turqisë me Irakun.

Në një zhvillim tjetër thuhet se forcat e sigurisë kanë vrarë dy të dyshuar të Partisë Punëtore të Kurdistanit. Ata u kapën gjatë përpjekjeve për të hedhur një bombë në anë të rrugës, në Daglica të Hakarit.
XS
SM
MD
LG