Ndërlidhjet

Familja e Gadafit arrin në Algjeri


Bashkëshortja e Muamer Gadafit dhe tre fëmijë të tyre - Aisha, Hanibali dhe Muhamedi - kanë arritur në Algjeri.

Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Jashtme e këtij vendi, ndonëse nuk ka dhënë detaje të tjera.

Ndërkohë, shefat e koalicionit ushtarak, të përfshirë në konfliktin e Libisë, thanë se lufta në vendin e Afrikës Veriore "nuk ka përfunduar".

Në deklaratën e lëshuar pas takimit në Katar, ata theskuan "nevojën e vazhdimit të veprimeve të përbashkëta deri në kohën kur populli libian të arrijë qëllimin e tij, me eleminimin e mbetjeve të regjimit të Gadafit".
XS
SM
MD
LG