Ndërlidhjet

Francë-Lituani: Aksident ajror


Një avion francez i NATO-s është përplasur me një avion ushtarak të Lituanisë, duke shkaktuar rrëzimin e këtij të fundit.

Zyrtarët thonë se avioni francez ka arritur të aterojë pas goditjes, ndërsa dy pilotët e avionit lituanez janë hedhur para rrëzimit të avionit pranë bazës ajrore Zokniai, në veri të Lituanisë. Të dy pilotët kanë shpëtuar pa dëmtime.

Franca ka avionë të vendosur në Lituani si pjesë e patrullave ajrore të NATO-s mbi vendet baltike.
XS
SM
MD
LG