Ndërlidhjet

Siri, disa të vrarë pas faljes së Bajramit


Disa protestues sirianë raportohet të jenë vrarë në ditën e parë të Fiter Bajramit.

Aktivistët thonë se forcat siriane të sigurisë kanë hapur zjarr në disa qytete – përfshirë Daran, Homsin dhe rrethinën e Damaskut – pas faljes së Bajramit.

Aktualisht mësohet për gjashtë të vrarë në Dara dhe një në Homs.

Shifrat e Kombeve të Bashkuara flasin për 2,200 civilë të vrarë që nga shpërthimi i protestave antiqeveritare në Siri, në muajin mars.
XS
SM
MD
LG