Ndërlidhjet

Petreus paralajmëron kundër shkurtimeve në ushtri


Drejtori i CIA-s, Dejvid Petreus, ka paralajmëruar kundër sakrifikimit të aftësive ushtarake të Shteteve të Bashkuara, për të lehtësuar problemet e buxhetit të Amerikës.

“Përderisa vendi ynë parashikon vendime të vështira për buxhetin, e di se liderët tanë do të kujtojnë se njerëzit tanë, burrat dhe gratë tona në uniformë, janë ushtria jonë dhe se kujdesi për ta dhe familjet e tyre duhet të jetë objektiv i lartë i yni”, ka thënë Petreus.

Para se të merrte postin e ri muaj më parë, Petreus shërbente si komandant i lartë i SHBA-së në Afganistan.
XS
SM
MD
LG