Ndërlidhjet

Ende mbesin 21 të zhdukur në Kili


Njëzet e një persona mbesin të zhdukur në Kili pasi një aeroplan i forcës ajrore u rrëzua në Oqeanin Pacifik.

Autoritetet njoftuan se aeroplani ushtarak CASA tentoi të premten të aterojë dy herë në ishujt e largët Juan Fernandez, por se humbja e kontaktit me aeroplanin u shkaktua nga erërat e fuqishme.

Raportohet se në bord të këtij aeroplani ishte dhe prezantuesi i njohur i një televizioni kilian, Felipe Camiroaga, i cili po planifikonte të bënte një reportazh për rinkonstruktimin e ishujve Juan Fernandez, të cilat në shkurt të këtij viti u patën goditur nga termetet dhe cunamit e fuqishëm.
XS
SM
MD
LG