Ndërlidhjet

OKB: Uria kaplon edhe një rajon tjetër të Somalisë


Kombet e Bashkuara kanë tërhequr vërrejtjen se uria ka kapluar edhe një rajon tjetër në rajonin e Somalisë, që do të thotë më shumë se gjysma e jugut të këtij vendi tash vuan nga uria.

Në një komunikatë për shtyp, OKB-ja vlerëson se 750 mijë njerëz kërcënohen nga vdekja në katër muajt e ardhshëm, nëse nuk dërgohen ndihmat adekuate.

Deri më tash, sipas OKB-së, rreth 4 milionë somalezë janë prekur nga kriza.

Somalia është goditur më së rëndi nga uria që ka kapluar Afrikën Lindore. Kenia, Etiopia dhe Xhibuti janë prekur gjithashtu.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG