Ndërlidhjet

Shqipëri: Opozita socialiste e përfundon bojkotin në Kuvend


Opozita shqiptare ka vendosur sot që ta përfundoj bojkotin e gjatë disa muaj, që e ka shtyrë këtë vend në një rrugë pa krye politike dhe e ka bllokuar lëvizjen kah integrimi në Bashkimin Evropian.

“Opozita socialiste do të përfaqësohet në Kuvendin e Shqipërisë, për t’i marrë përgjegjësitë kombëtare lidhur me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, tha lideri i Partisë Socialiste opozitare, Edi Rama.

Ky zhvillim ndodhii vetëm një muaj para se Komisioni Evropian, më 12 tetor, ta shqyrtoj kërkesën e Shqipërisë për statusin e kandidatit për BE.
XS
SM
MD
LG