Ndërlidhjet

Lidington: Bisedat për ndarjen e Kosovës, të rrezikshme


Ministri për Evropën në Mbretërinë e Bashkuar, Dejvid Lidington, tha se Londra "është thellësisht e përfshirë në dialogun teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë", ndërsa arritja e marrëveshjeve, sipas tij, shënon hapa pozitivë dhe sjell dy vendet më afër Bashkimit Evropian.

“Britania e Madhe përkrah fuqishëm Kosovën në rrugen e saj drejt integrimit evorpian dhe raportet e mira me fqinjët i kontribuojnë avancimit të procesit të integrimit”, ka thënë Lidington.

I njëjti ka konfirmuar se Britania e Madhe është e përkushtuar në mbrojtjen e sovranitetit dhe të integritetit territorial të Kosovës dhe se "bisedat rreth ndarjes së Kosovës janë të papranueshme dhe të rrezikshme".

Lidington i ka bërë këto komente në Londër, gjatë takimit me ministren kosovare për Integrime, Vlora Çitaku.
XS
SM
MD
LG