Ndërlidhjet

Shkup: Rihapet pjesa e rikonstruktuar e aeroportit


Në Shkup sot është rihapur pjesa e rikonstruktuar e aeroportit ndërkombëtar “Aleksandri i Madh”.

Rikonstruktimi kishte zgjatur 18 muaj.

Thuhet se tash ky aeroport është më i madhi në Evropën Juglindore, i gatshëm për t’i shërbyer katër milionë udhëtarë në vit.

“Ëdhtë ditë e madhe për Maqedoninë, kur imazhi i saj ndryshon”, pasi aeroporti paraqet vendin kur udhëtarët se pari arrijnë aty, tha kryeministri Nikolla Gruevski.

Aeroporti është modernizuar me investimin prej 110 milionë eurosh nga kompania turke TAV, e cila e operon këtë kapacitet.
XS
SM
MD
LG