Ndërlidhjet

S'ka ndryshim në çështjen e emrit



Përkundër mesazheve qëllimmira të komisionarit për zgjerim të BE-së, Shtefan Fyle, në Shkup, analistët dhe ish-diplomatët nuk presin as edhe një zhvillim pozitiv në drejtim të zgjidhjes së çështjes rreth emrit.

Pritjet e komisionarit Fyle për zgjidhje të këtij problemi deri në fund të vitit, janë pjesë e afateve që tashmë janë bërë rutinë, thotë ish-diplomati Alajdin Demiri.

Ai i vlerëson të arsyeshme kërkesat e Gruevskit për zgjidhje, por për këtë, sipas tij, ka mungesë të vullnetit nga pala maqedonase.

Madje, sipas Demirit, kryeministri Gruevski është duke tentuar t'i bindë ndërkombëtarët se Maqedonia mund të anëtarësohet në BE edhe pa zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë.

Ajo që është e re në pjesën e Maqedonisë është pozicioni i kryeministrit Gruevski, i cili ngadalë është duke marrë guximin dhe vullnetin gjithnjë e më të shprehur se mund t'i kundërvihet Bashkësisë Evropiane në çështjen ‘lëreni Greqinë se ne mund të anëtarësohemi edhe pa të në BE, kapërceni problemet ekzistuese se ato mund t'i zgjidhim edhe më vonë’. Kjo është ajo karakteristikë që nuk të jep asnjë rezultat pozitiv për Maqedoninë dhe Bashkësia Evropiane dhe komisionari Fyle edhe njëherë do të jenë të zhgënjyer”, u shpreh Demiri.

Analistja, Sonja Stojadinoviq thotë se qeveria asnjëherë nuk i ka marrë seriozisht mesazhet që vijnë nga jashtë, por, përkundër kësaj ajo ka udhëhequr politikë dyfytyrëshe, duke sulmuar konstruktivitetet para BE-së, kurse në anën tjetër ka zhvilluar aktivitete që rrënojnë të gjitha gjasat për zgjidhjen e problemit.

Aktrimi para Bashkësisë Ndërkombëtare se gjoja ne udhëheqim dialog është politikë dyfytyrësie, pasi Gruevskit i shkon për shtati pozita e status-quosë.
Aktrimi para Bashkësisë Ndërkombëtare se gjoja ne udhëheqim dialog është politikë dyfytyrësie, pasi Gruevskit i shkon për shtati pozita e status-quosë. Ai thotë se ne jemi konstruktiv dhe për dialog por problemi qëndron tek pala tjetër. Gjithë këtë ai e bënë për të mos humbur popullaritetin. Për të më me rëndësi është që të ketë rejting(vlerësim) të lartë dhe sa më gjatë të jetë në pushtet”, thotë Stojadinoviq.

I të njëjtit mendim është edhe ish- diplomati Demiri, i cili nuk është aspak optimist lidhur me takimet e radhës që pritet të zhvillohen mes kryeministrave Gruevski dhe Papandreu.

Takimet e radhës që do të jenë ose mënyra indolente e kryeministri Gruevski se është mirë që të takohet me kryeministrin grek, ajo mund të lexohet edhe në këtë mënyrë; është mirë të takohem me kë do qoftë, por nuk është mirë që të zgjidhim një problem. Takime e tilla janë një rutinë apo një agoni që do të ndodhin brenda kësaj kohe por nuk ka shenja se diçka e rëndësishme do të ndodhë brenda kësaj kohë ”, thotë Demiri për Radion Evropa e Lirë.

Në takimin e komisionarit Fyle, kryeministri Gruevski tha se Maqedonia mbetet aktive në negociatat e mbikëqyrura nga OKB-ja, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët, e cila sipas tij nuk do të dëmtojë identifikimin nacional, gjuhësor dhe kulturor të popullit maqedonas.

Komisionari Fyle ka rikujtuar nga ana tjetër se moszgjidhja e këtij problemi rrezikon lënien pas të Maqedonisë në procesin e integrimit në BE.
XS
SM
MD
LG