Ndërlidhjet

Lukashenko akuzon Perëndimin për ngufatje të Bjellorusisë


Presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko, akuzoi Perëndimin se po përpiqet të "ngufasë vendin e tij, i cili po lufton me krizën ekonomike".

Komentet e tij vijnë pasi Fondi Monetar Ndërkombëtar ka refuzuar kërkesën e Minskut për ndihmë në vlerë prej 4.4 miliardë eurosh.

Institucioni financiar i ka kërkuar Bjellorusisë që fillimisht të reformojë ekonominë e saj të centralizuar.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë vendosur edhe sanksione mbi regjimin e Lukashenkos, për shkak të arrestimit të kundërshtarëve të tij në protestat pas-zgjedhore.

Lukashenko tha se "negociatorët e FMN-së kanë kërkuar lirimin e të burgosurve politikë".

"Ata janë ekonomistë dhe fianancues. Çfarë dinë ata?", pyeti Lukashenko, duke bërë të ditur se nuk e ka ndërmend të hyjë në negociata me opozitën e vendit.
XS
SM
MD
LG