Ndërlidhjet

Manifestimet monoetnike rrezikojnë multietnicitetin



Nazmi Maliqi, analist politik, thotë se udhëheqësia politike maqedonase e cila qeverisë vendin nuk dëshiron të heq dorë nga përfitimi i poenëve politikë duke promovuar madhështinë e institucioneve maqedonase.

"Ajo që është më e keqja është se subjektet politike maqedonase të cilat udhëheqin me pushtetin akoma nuk janë vetëdijesuar se promovimi vlerave të përbashkëta për ta kuptuar Maqedoninë si shtet i përbashkët i të gjithë qytetarëve është nevojë, njëherësh paraqet dhe një rrugë të pakontestueshme institucionale për të kuptuar maqedonasit dhe shqiptarët se ky shtet është në masë të barabartë i të gjithëve”, thekson Maliqi.

Nga ana tjetër ish diplomati maqedonas Nano Ruzhin, thekson se mos praktikimi i drejtë i demokracisë dhe ngërçi, siç e quan ai, që imponohet nga qeverisja aktuale sa i përket raporteve ndëretnike do të reflektohet negativisht edhe në procesin e integrimit të vendit në strukturat euroatlantike.

Në njërën anë promovohet angazhimi për demokratizim të shoqërisë dhe njëherësh, në anën tjetër funksionimi i shtetit demokratik dhunohet me veprime të cilat nuk paraqesin karakterin multietnik të vendit. E gjithë kjo gjithnjë e më shumë rritë pakënaqësinë në anën e faktorit ndërkombëtarë dhe aleatëve tonë që e ndihmojnë vendin të ecë drejt anëtarësimit në NATO dhe BE”, thekson ish diplomati Nano Ruzhin.

Nga ana tjetër, sipas Nazmi Maliqit, manifestimi me rastin e 20 vjetorit të pavarësisë së shtetit të Maqedonisë kishte të bëjë me një festë dhe publik kryekëput partiak të partisë së kryeministrit Nikolla Gruevski, VMRO-DPMNE-së.

Maliqi i fajëson edhe partitë politike shqiptare të cilat ishin pjesë e qeverisë, në rastin konkret BDI, për shkak të paaftësisë për të imponuar kuptimin se këto manifestime duhet të kenë karakter të promovimit të vlerave të përbashkëta të maqedonasve dhe shqiptarëve, njëlloj ashtu sikurse edhe ndahet udhëheqja e pushtetit.

Politikanët shqiptarë duhet të jenë ata të cilët mbrojnë interesa , duhet kuptuar se elementi i shtetësisë te shqiptarët ka kuptim dhe se atë element duhet ta ndajnë së bashku me institucionet shtetërore, ku dhe ata e ndajnë përgjegjësinë me udhëheqjen e përbashkët si partnerë të koalicionit qeverisës”, shprehet Nazmi Maliqi.

Ndryshe, spektakli i manifestimit me rastin e 20 vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë vlerësohet të ketë kushtuar mbi 80 mijë euro, manifestim ky që u bojkotua si nga shqiptarët, për shkak të karakterit monoetnik, ashtu edhe nga opozita maqedonase për shkak të, siç thanë ata, të falsifikimit të historisë maqedonase.
XS
SM
MD
LG