Ndërlidhjet

OKB: Numri i të vrarëve në Siri arrin në 2,700


Zëvendës komisionerja e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Kiung Va Kang, ka thënë sot para Këshillit të OKB-së për të Drejtat e njeriut, se numri i të vrarëve në Siri nga forcat e sigurisë, që nga muaji mars, ka arritur në 2.700.

Në mesin e tyre, përfshihen edhe 100 fëmijë.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që kryesit e këtyre krimeve kundër njerëzimit të mbahen përgjegjës”, ka thënë ajo, duke nënvizuar se zyra e saj ka konkluduar se krime të këtilla janë kryer.
XS
SM
MD
LG