Ndërlidhjet

OSBE: Mirëpritet vazhdimi i bisedimeve për Transdniestrinë


Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) e ka mirëpritur shpalljen për vazhdimin e mundshëm të bisedimeve të ndërmjetësuara ndërkombëtarisht, për mospajtimin lidhur me Transdniestrinë në Moldavi.

Kryesuesi i OSBE-së, Audronius Azubalis, njëherësh ministër i jashtëm i Lituanisë, tha se vendimi për vazhdimin e negociatave 5+2 “është hap madhor për progres në procesin e zgjidhjes së Transdniestrit”.

Formati 5+2 përfshinë Moldavinë, Transdniestrinë, OSBE-në, Rusinë, Ukrainën, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.

Rajoni i Transdniestrit, i mbështetur nga Rusia, është larguar nga Moldavia në vitin 1990, kur ky rajojn kishte shpallur pavarësi.

Të dy palët e zhvilluan një luftë të shkurtër në vitin 2002.

Deri tash, Transdniestria nuk është njohur nga asnjë shtet.
XS
SM
MD
LG