Ndërlidhjet

Saleh kthehet në Jemen


Televizioni shtetëror jemenas bëri të ditur se është kthyer në Jemen presidenti, Ali Abdullah Saleh- pas tre muajve të qëndrimit në Arabinë Saudite ku po kurohej nga një sulm ndaj tij në muajin qershor.

Ende mbetet e panjohur se çfarë reagimesh ka ngjallur kthimi i Salehit në Jemen.

Qytetarët e këtij shteti kanë kërkuar përmes protestave të vazhdueshme, gjatë të cilave u vranë dhjetëra protestues, largimin e tij nga pushteti.
XS
SM
MD
LG