Ndërlidhjet

Ballafaqimi me “sfidën më të madhe”


Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Baroso, ka nënvizuar se vetëm integrimi më i theksuar brenda eurozonës mund ta shpëtojë valutën e përbashkët nga kollapsi dhe se Greqia nuk do të dëbohet-pavarësisht të gjitha problemeve.

Adresimi e tij vjetor para Parlamentit Evropian përfshiu edhe disa propozime kontradiktore, që mund të çojnë në humbjen e sovranitetit për shtetet anëtare.

Presidenti i Komisionit Evropian e cilësoi krizën aktuale të borxheve si “sfidën më të madhe” në historinë e Bashkimit Evropian, ndërsa theksoi se vetëm me më shumë përkushtim dhe një aftësi më të lartë udhëheqëse të liderëve evropianë mund të shpëtohet euro-ja.

Nëse nuk vazhdojmë me integrimin, ne rrezikojmë fragmentimin. Është një çështje e vullnetit politik; është pagëzim i zjarrit për gjeneratat tona. Dhe po ju them: është e mundshme të dilet nga kjo krizë. Nuk është vetëm e mundshme, por është e nevojshme dhe lidershipi politik ekziston për t’i bërë të mundshme gjërat e nevojshme”, u shpreh ai.

Baroso komentoi dhe spekulimet që Greqia, e cila deri më tani ka marrë dy paketa ndihmëse nga vendet anëtare të eurozonës, mund të përjashtohet nga kjo zonë.

Greqia është dhe do të mbetet anëtare e eurozonës. Greqia duhet të përmbushë zotimet e saja në ploti dhe me kohë. Në ndërkohë, anëtarët e eurozonës kanë premtuar se do ta mbështesin Greqinë dhe njëri-tjetrin”, theksoi Baroso.

Baroso paralajmëroi se një plan i veprimit është hartuar nga Brukseli-plan ky, që përfshin diku 100 projekte në Greqi dhe në rajon. Ato do të financoheshin nga fondet strukturale, që kapin vlerën prej rreth 50 milionë eurosh në vitet e ardhshme-pra, bëhet fjalë për një mekanizëm të ridistribuimit që zakonisht u jepet shteteve më të varfra anëtare në lindje.

Presidenti përmendi gjithashtu disa propozime, për të cilat Komisioni beson se do të çojnë në rritjen ekonomike dhe në një integrim më të thellë ekonomik.

Diplomati portugez theksoi se unioni i përbashkët monetar duhet të shoqërohet nga një union ekonomik me një harmonizim më të madh të buxheteve dhe taksave për vendet anëtare të eurozonës-zhvillim ky, të cilin kryeqytetet evropiane e shohin si thyerje të sovranitetit nacional.

T’i shmangemi pra një iluzioni tjetër se mund të kemi një valutë dhe një treg të përbashkët me një qasje ndërqeveritare.
Ishte iluzore të mendohet se do ta kemi një valutë dhe një treg të përbashkët me një qasje nacionale ndaj politikave ekonomike dhe buxhetore. T’i shmangemi pra një iluzioni tjetër se mund të kemi një valutë dhe një treg të përbashkët me një qasje ndërqeveritare”, tha Baroso.

Presidenti paralajmëroi propozimet e ardhshme rreth një fondi të përbashkët evropian për ndihma financiare, i cili do të siguronte garanci lidhur me borxhet në tërë eurozonën, sikurse paketa të forcuara ndihmëse për shtetet e goditura dhe një taksë për transaksione financiare brenda BE-së.

Veprime të tilla çojnë në ndryshimin e kushtetutës, duke ringjallur kujtime të dhimbshme rreth referendumeve të viteve të kaluara në Francë, Irlandë dhe në Holandë të cilat patën penguar ndryshimet kushtetuese.

Sidoqoftë, Baroso nuk përjashtoi mundësinë e ndryshimeve të reja kushtetuese. Ai shfaqi shpresën se mund të ulet fuqia e veto-s dhe rregulli i unanimitetit.

Ritmi i orvatjeve tona të përbashkëta nuk mund të ndikohet nga të ngadalshmit. Sot kemi një Bashkim ku anëtari më i ngadalshëm dikton shpejtësinë e të gjitha shteteve të tjera anëtare”, vlerësoi ai.

Komentet e Barosos për politikën e jashtme u përqendruan kryesisht në Pranverën Arabe. Fqinjët lindorë të BE-së u përmendën shkurt në fund ta fjalimit, kur presidenti tha se dëshiron të ketë marrëdhënie më të ngushta politike dhe një integrim më të fuqishëm ekonomik.(e.p.)
XS
SM
MD
LG